Qeveria, 5.5 milionë për kuqezinjtë e Olimpiadës..
Më në fund mbërrin vendimi i qeverisë për të shpërblyer sportistët dhe trajnerët për rezultatet e larta të arritura në Lojërat Olimpike Pekin 2008 dhe në kampionatin botëror të peshëngritjes për të rinj. Ky është lajmi më i ri i dalë nga zyrtar e Ekzekutivit, i cili dje ka miratuar propozimin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve. Buxhetit të kësaj ministrie i është shtuar tashmë dhe një fond prej rreth 5.5 milionë lekësh. Ky fond do të ndahet sipas vendimit 305 të vitit 2006, të Këshillit të Ministrave, ku përcaktohen dhe kriteret. Sipas listës, Romela Begaj u rendit në vendin e 6-të në peshën 58 kg në Lojërat Olimpike dhe duhet të përfitojë 2 milionë lekë, ndërsa trajneri i saj 30% të shumës. Një shumë prej 500 mijë lekësh përfiton edhe Elis Guri, i cili u rendit në vendin e 8-të në mundje klasike për peshën 96 Kg. Pjesa tjetër e fondit do të ndahet për peshëngritësit që kanë marrë pjesë në botërorin e të rinjve, që është zhvilluar në Kali, të Kolumbisë.
19 Oct : 16:28











